1. Përmbajtja
Autori nuk mban asnjë përgjegjësi për aktualitetin, saktësinë, plotësinë apo cilësinë e ofertave në këtë faqe interneti apo për informacionin që përmbajnë ato. Në asnjë rrethanë ndaj autorit nuk mund të ngrihen pretendime për përgjegjësinë në lidhje me dëme materiale ose jomateriale që ndodhin si pasojë e përdorimit apo mospërdorimit të informacionit të ofruar apo që lindin nga përdorimi i informacionit të pasaktë apo të paplotë, përveç rastit kur ka prova të pasaktësive të qëllimta apo nga pakujdesia nga ana e autorit.
Të gjitha materialet në këtë faqe interneti janë informuese dhe nuk janë të detyrueshme. Autori ruan shprehimisht të drejtën për të ndryshuar, plotësuar apo fshirë pjesë ose të gjitha faqet në këtë faqe interneti, ose për të ndërprerë përkohësisht ose përfundimisht publikimin e faqeve të internetit pa njoftim.
2. Referencat dhe lidhjet
Në rastin e lidhjeve të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta në faqe të jashtme interneti që janë jashtë kuadrit të përgjegjësisë së autorit, ky i fundit mban përgjegjësi vetëm nëse është në dijeni të përmbajtjes së këtyre faqeve të internetit dhe është teknikisht e mundur dhe e arsyeshme që ai të parandalojë përdorimin e këtyre faqeve nëse përmbajnë materiale të jashtëligjshme
Në këtë mënyrë, autori deklaron shprehimisht se në kohën e vendosjes së lidhjes nuk ka pasur përmbajtje të identifikueshme të jashtëligjshme në këto faqe interneti. Autori nuk ka asnjë ndikim në dizajnin, përmbajtjen apo autorësinë aktuale apo të ardhshme të faqeve të lidhura/referuara. Në këtë mënyrë autori distancohet qartësisht nga çdo përmbajtje e faqeve të lidhura/referuara të internetit, të cilat janë ndryshuar pas vendosjes së lidhjes. Për çdo përmbajtje të jashtëligjshme, të pasaktë apo të paplotë, dhe në veçanti për dëmet që rezultojnë nga përdorimi apo mospërdorimi i çdo informacioni të ofruar mban përgjegjësi vetëm ofruesi i faqes së internetit të lidhur/referuar, dhe jo ofruesi i faqes së internetit që thjesht referon faqet e internetit në fjalë.
3. Ligji për të drejtën e autorit dhe markat tregtare
Autori bën çdo përpjekje që në të gjitha publikimet e tij të respektojë rregullat e së drejtës së autorit për çdo grafik/imazh, të dhëna akustike, materiale video dhe tekst të përdorur nga ai; të përdorë vetëm grafika/imazhe, të dhëna akustike, materiale video dhe tekst të prodhuar nga ai ose grafikë/imazhe, të dhëna akustike, materiale video dhe tekst falas.
Çdo referencë në materialin e kësaj faqeje interneti për markat apo markat tregtare që mund të jenë të mbrojtura nga një palë e tretë i nënshtrohet kategorikisht kushteve të ligjeve përkatëse mbi markat tregtare dhe të drejtave të pronësisë të pronarit të regjistruar. Edhe kur një markë ose markë tregtare thjesht përmendet, nuk duhet të supozohet që marka apo marka tregtare nuk mbrohet nga të drejtat e një pale të tretë.
E drejta e autorit për materialin e publikuar e të krijuar nga vetë autori i takon ekskluzivisht autorit të këtyre faqeve të internetit. Ndalohet riprodhimi apo përdorimi i grafikëve/imazheve, të dhënave akustike, materialeve video apo tekstit në botime të tjera elektronike ose të printuara pa autorizimin e shprehur të autorit të tyre.
4. Vlefshmëria ligjore e këtij përjashtimi të përgjegjësisë
Ky përjashtim i përgjegjësisë do të konsiderohet pjesë e informacionit në internet që lidhet me këtë faqe. Nëse pjesë apo shprehje në këtë tekst nuk janë në pajtim, nuk pajtohen më ose janë pjesërisht në pajtim me kushtet përkatëse ligjore në fuqi, ato nuk ndikojnë në përmbajtjen apo vlefshmërinë e seksioneve të tjera të këtij dokumenti.
5. Mjetet online
Autori ofron mjete shtesë online për klientët dhe partnerët. Përdorimi i disa prej këtyre mjeteve i nënshtrohet tarifave.
6. Kushtet e përgjithshme dhe kushtet për përdorimin
Këto këshilla ligjore të ofruara këtu plotësojnë përmbajtjen e kushteve të përgjithshme të punës dhe të kushteve për përdorimin e EASY-CERT.