Zgjidh gjuhën:

Çfarë mund të gjej tek EASY-CERT?

Çfarë mund të gjej tek EASY-CERT?

  • Ndërmarrje që janë kontrolluar dhe/ose certifikuar për standardet e certifikimit organik dhe standarde të tjera të cilësisë
  • Certifikata – aktuale dhe të vjetra
  • Miratime të etiketimit – aktuale dhe të vjetra
  • Informacione mbi produktet – aktuale dhe të vjetra
  • Portali i klientëve që ofron akses në informacione dhe funksione suplementare

 

Listat individuale të produkteve

Një nga funksionet e EASY-CERT është mundësia të printoni dhe të ruani lista individuale produktesh. Vendosni ju nëse dëshironi të filtroni listën sipas standardeve ose produkteve apo nëse dëshironi të printoni dhe/ose të ruani të gjithë listën e produkteve. Sigurohuni të printoni gamën e plotë të produktit përkatës në përgatitjen e çdo auditi.

 

Historiku

Kur shihni detajet e një ndërmarrjeje, do të vazhdoni të shihni certifikatat, miratimet e etiketimit dhe produktet e vlefshme aktualisht. Në të shkuarën kemi marrë disa komente me kërkesa për të mundësuar shfaqjen e këtyre detajeve për çdo datë të posaçme. Një funksion i ri tashmë ju lejon të shihni këto detaje për çdo datë të zgjedhur gjatë katër viteve të kaluara. Kjo shtesë ju mundëson gjithashtu të kontrolloni të dhëna më të vjetra në lidhje me operacionet që nuk janë më të certifikuara. Ky funksion nuk disponohet lidhur me ndërrmarjet e OIC dhe BioC.

 

Kur informacioni për ndërmarrjen tregon vetëm adresën e operatorit, kjo tregon se ndërmarrja ose nuk është më e certifikuar, ose nuk është certifikuar ende, apo që nuk është lëshuar certifikatë për standardet e inspektuara.